E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

E urrente zërin e tij, dembel ekzemplar: Faktet që nuk i dinit për Xhon Lenon

Më 8 dhjetor 1980, në moshën 40 vjeç, Xhon Lenon u vra në Nju Jork nga një njeri me probleme mendore. Një ikonë e muzikës pop, Lenon cilësohet si një nga këngëtarët më të mirë të të gjitha kohërave.

Ai e arriti kulmin e suksesit me “Beatles”, grupi muzikor revolucionar, të cilin e themeloi bashkë me Pol Mekartnin. Pastaj, në vitin 1970, ai iu përkushtua karrierës solo,dhe angazhimit për paqe në botë. Deri në atë mbrëmje të mallkuar të vitit 1980, kur 4 të shtëna me armë zjarri i dhanë fund jetës së tij, duke e shndërruar atë në një mit.

Fëmijëri problematike

I lindur në vitin 1940 në Liverpul në një familje të klasës punëtore, Xhon pati një fëmijëri plot ngjarje. Vetëm 2 vjet pas lindjes së tij prindërit u ndanë. I ati u transferua në Zelandën e Re, dhe ai pjesën më të madhe të adoleshencës e kaloi me tezen. Në vitin 1958 humbi edhe nënën, e cila u përplas për vdekje nga një makinë. Ajo tragjedi do të ndikonte shumë në qenien e tij.

Dembel

Miku i tij Pol Mekartni, e etiketonte Lenon si“njeriun më dembel në Angli”. Vetë Xhon nuk e kishte problem që ta pranonte përtacinë e tij, aq sa e përmendte shpesh në këngë të ndryshme si “I’m so tired” (1968) dhe “I’m only sleeping” (1966), një lavdërim autentik i dembelizmit.

Ishull privat

Tashmë i pasur dhe i famshëm, në vitin 1967 Xhon Lenon bleu ishullin Dorinish, një ishull i shkretuar që ka një sipërfaqe pak më shumë se 7.5 hektarë pranë bregdetit irlandez. Kostoja? Vetëm 1.700 paund, që korrespondojnë me thuajse 35.000 euro sot. Pasi priti një grup hipish në vitin 1970, ishulli u shit pak kohë pas vdekjes së Xhon. Ai njihet edhe sot nga shumica e njerëzve si ishulli i “Beatles”.

I pasigurt në vetvete

Sipas Xhorxh Martin, producentit historik të grupit“Beatles”, Xhon e urrente zërin e tij, deri në atë pikë sa gjatë regjistrimeve, ai pretendonte shpesh t`a modifikonte atë artificialisht, ose të përdorte teknikën e gjurmimit të dyfishtë, për të prodhuar një tingull më të fortë.

Flinte ndonjëherë në një arkivol

Sarkastik dhe shakaxhi, Xhon nuk e përçmoi humorin e zi. Sipas Alan Uilliams, një nga menaxherët e parë të “Beatles”, atij madje nganjëherë i pëlqente të flinte si për shaka në

një arkivol të vjetër që ndodhej në “The Jacaranda”, një klub në Liverpul në pronësi të vetë Uilliams.

Ufolog

Në vitin 1974, ndërsa ndodhej në apartamentin e tij në qendër të Nju Jorkut, Lenon do të thoshte se dalloi një objekt të madh fluturues rrethor nga ballkoni, i kompletuar me drita të kuqe dhe të bardha. Për të kujtuar pamjen e çuditshme, ai shkroi fjalinë e mëposhtme në kopertinën e albumit “Walls and Bridges“ (dalë po atë vit):“Më 23 gusht 1974 në orën 9 të mëngjesit pashë një UFO”.

E shtëna fatale

Disa orë para se të vritej, në mbrëmjen e 8 dhjetorit 1980, Lenon e takoi vrasësin e tij, Mark Çapman, madje duke i nënshkruar edhe një autograf. Në një kthesë tragjike të fatit, takimi midis të dyve u përjetësua nga fotografi amator Pol Goresh.

Hiri i trupit të tij u shpërnda në një vend sekret

Vdekja e tij krijoi një valë emocionesh, që preku miliona njerëz në të gjithë botën. Gruaja e tij, Joko Ono, megjithatë, vendosi të mos zhvillonte asnjë funeral, duke djegur eshtrat e Lenon dhe duke e shpërndarë më pas hirin e tij. Ku ndodhet ai? Në një vend shumë të fshehtë dhe ende të panjohur.

Burimi i lajmit: https://www.focus.it/cultura/arte/10-cose-che-forse-non-sai-su-john-lennon

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vetë e bëri vaksinën, Rama ua pret shkurt deputetëve

Kryeministri Rama deklaroi në konferencën me gazetarët se asnjë ministër, deputet dhe drejtor që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do të jetë i...

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...