E turpshme/ Media spanjolle heq emrin e Kosovës nga tabela e renditjes (Foto)

E përditshmja sportive spanjolle “AS”, duket se ka nisur provokimet lidhur me Kosovën përveç himnit dhe flamurin e saj.

Media e njohur ka provokuar teksa në renditjen e grupit të saj në Kualifikueset e Botërorit “KATAR 2022”, ka hequr emrin e Kosovës në tabelën e klasifikimit.

Vlen të theksohet se Spanja nuk ne njeh si shtet Kosovën dhe tani kanë nisur fërkimet e para nga ana e medias së madhe sportive iberike.

Një gjë e tillë nuk është bërë asnjëherë më parë kur publikohen rezultatet dhe tabelat e aktiviteteve ndërkombëtare, qoftë edhe nga shtete të tjera që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.

Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet dhe mediat e atjeshme vazhdimisht e injorojnë shtetin më të ri në Ballkan.