E tmerrshme, adoleshentët i vënë flakën 50 vjeçarit në Nju Jork

Një burrë që pësoi djegie javën e kaluar pasi dy adoleshentë dyshohet se i vunë zjarrin vdiq nga plagët, njoftoi policia të martën në mëngjes.

Banori i Rochesterit të Nju Jorkut, i cili ishte 50 vjeç, pësoi djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në pjesën më të madhe të trupit pasi u sulmua të premten pasdite në banesën e tij, raportoi ‘Rochester Democrat & Chronicle’.
Ai u dërgua me urgjencë në një spital lokal, ku vdiq nga plagët pas orës 4:00 të mëngjesit të së martës.

Dy adoleshentë, të moshës 16 dhe 14 vjeç, u arrestuan dhe u akuzuan për zjarrvënie të shkallës së dytë dhe sulm të shkallës së parë në lidhje me incidentin.

WHEC raportoi se dy adoleshentët spërkatën burrin me një lëng të ndezshëm para se ti vinin zjarrin teksaishte ulur në një karrige.

“Do të punojmë me Zyrën e Prokurorit të Qarkut Monroe në lidhje me ngritjene akuzave kundër personave të akuzuar më parë,” tha Kapiteni i Policisë së Rochester, Frank Umbrino të martën në mëngjes në një deklaratë.

Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur ende. Policia tha të hënën se viktima nuk ka familje në zonë dhe autoritetet ende po përpiqen të kontaktojnë anëtarët e familjes jashtë shtetit.

Viktima dhe të dyshuarit besohet se nuk kanë lidhje dhe incidenti nuk ishte një mosmarrëveshje për dhunën në familje, tha policia.