Shkenca ka hyrë aq shumë në kërkime, aq sa mund të japë edhe një argument të fortë pse cikli juaj është mjaft i afërt në kohë me atë të shoqes suaj. Sinkronizimi i ciklit menstrual njihet në shkencë me emrin ”efekti Mc Clintock”.
Ky fenomen ka vite që është zbuluar. Ka qenë psikologia amerikane Martha Mc Clintock, e cila zbuloi në vitin 1971 këtë fenomen.
Ajo realizoi një studim me 135 vajza studente, dhe vuri re përafrimin e ciklit menstrual mes tyre. Kjo ndodh pasi në organizmin e femrës gjenden disa substanca kimike të quajtura feromone, të cilat aktivizohen në mënyrë të habitshme tek organizmi i femrave, që kalojnë bashkë shumë kohë.