E shqetësonte zhurma/ Shqiptari i fik aparatin e respiratorit pacientit grek

Një ngjarje sa e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një pacient grek 76-vjeçar ka humbur jetën pasi një 60-vjeçar shqiptar i ka hequr prizën e respiratorit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në spitalin Erithros Stavros në Athinë, ku infermierët janë shokuar kur kanë gjetur 76-vjeçarin e vdekur, shkruan News.gr.

Duke kërkuar shkaqet e vdekjes, ata zbuluan se ishte hequr priza e respiratorit, veprim i cili u bë nga pacienti shqiptar sepse e bezdiste zhurma e vazhdueshme.

Një hetim policor është duke u zhvilluar për vdekjen  76-vjeçarit i cili ishte shtruar në spital me koronavirus, për të cilin po shqyrtohet një version i veprës penale.

Për shkak se aktualisht është i infektuar me koronavirus, policia greke ende nuk e ka arrestuar shqiptarin, ndërsa po hetohet nëse ai ka probleme psikike.