E premte, 23 Korrik, 2021
30.5 C
Tirana

”E shikoj si diçka pozitive për Vlorën”/ Leli komenton përplasjet me Ramën

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli i ka cilësuar si një promovim pozitiv për qytetin bregdetar, përplasjet e tij të fundit me kryeministrin Edi Rama. Deklarata e Lelit, u bë ditën e sotme në emisionin “Edicioni Veror” në ABC.

Në lidhje me sulmet e ardhura në drejtim të tij edhe nga Këshilli Bashkiak pak ditë më parë, Leli tha se këto përplasje i ka cilësuar se është një njeri i gjerë dhe shikon me shumë hapësirë gjërat që ndodhin.

Dritan Leli: ”Le ta marrim si promovim pozitiv të Vlorës, Se në fund një lloj targetimi është. Duhet të shikojmë më tepër gjëra pozitive. Promovon më tepër qytetin. Ka pjesët e veta. Jemi këtu për të shijuar të bukurat e Vlorës. Unë jam njeri i gjerë. Pavarësisht se jam rritur në ishull hapësira ishte e pafund. Ka ndikuar shumë në karakterin tim. Nuk është se kam arritur në një fazë të tillë. Jam gjithmonë i fokusuar në atë që duhet të bëjë në përditshmërinë time., Dhe analiza i përket një momenti tjetër. Unë jam në punët e ditës. Pjesa më e rëndësishme.”

Përplasja mes Lelit dhe Ramës filloi para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, kur ky i fundit i kërkoi kreut të bashkisë, që të dilte në fushatë dhe të bëhej deputet. Por, leli nuk pranoi të jepte dorëheqjen nga posti i tij, ku qendron edhe sot e kësaj dite.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Ishte lojë e njerkës”, gazetarja lexon LIVE sms-të e motrës së Eglantina Bucit

Vrasja e Eglantina Bucit është e mbuluar plot mister. Detajet deri diku kontradiktore, sjellin plot enigma lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Eglantina Buci...

Tentoi të vriste me hanxhar vëllanë, zbardhet e shkuara e errët e 39-vjeçarit

Blutë e Vlorës prangosën 39-vjeçarin Gazmend Merkaj, pasi kanosi me hanxhar vëllanë e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “24 Maji”, në...

Tokio/ Hapen Lojërat Olimpike, 11 mijë atletë deri në 8 gusht

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios 2020, e vonuar një vit nga pandemia e koronavirusit, filloi sot në 13:00 pothuajse me dyer...

Heronjtë e defaktorizimit dhe të varfërimit të shqiptarëve!

Nga Kim Mehmeti Mediat e Tiranës bëjnë me dije se Shqipëria ka humbur në gjykatën e Arbitrazhit nga shtatë kompani dhe se duhet të paguajë...

Apeli vendos për anëtarin e KLGJ-së, Aban Toro: Do hetohet për falsifikim!

Dyshohet për falsifikim dokumentesh, Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin për hetimin e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Alban Toro, anëtar i...