Një ngjarje e papritur ka ndodhur në Lojërat Olimpike Dimërore Pyeongchang 2018 që po mbahen në Kore të Jugut, ku një e ekipit të femrave kanadeze të hokejit nuk pranoi të mbante medaljen e saj të argjendtë.
Jocelyne Larocque refuzoi medaljen e saj pasi ekipi kombëtar i Kanadasë humbi ndaj rivalëve të SHBA-ve në finalen olimpike.
Fillimisht lojtarja e mori medaljen, por menjëherë e largoi dhe nuk e mbajti në qafë gjatë ceremonisë në Pyeongchang.
29-vjeçarja dhe shoqet e saj humbën medaljen e artë ndaj SHBA-ve të enjten në një ndeshje dramatike, humbje kjo që i dha fund një serie prej katër medaljesh të arta në katër lojërat e fundit olimpike.
Nga ana tjetër, ekipi amerikan festoi gëzimin e medaljes së artë, fitore që përfundoi mjerimin 20-vjeçar olimpik kundër Kanadasë në përplasjen më të paparë të Lojërave të Dimrit.
Gjesti i Larocque u prit mirë nga kanadezët, të cilët e lavdëruar për karakterin e fortë, ndërsa amerikanët e cilësuan si një turp refuzimin e mbajtjes së medaljes në qafë.