Bota

E rrallë/ I moshuari shtrohet në spital për të hequr bririn që iu rrit në kokë (foto)


               Publikuar në : 20:54 - 20/09/19 Enno

Një rast i rrallë është regjistruar në Indi, teksa një i moshuar u shtrua në spital për të hequr ‘bririn’ që i ishte rritur mbi kokë.

Sipas mediave të huaja, 74-vjeçarit kishte nisur t’i rritej ‘briri’ që 5 vite më parë. Ai ka rrëfyer se si fillim e ka mbajtur nën kontroll nga berberi, duke e gërryer dhe pastaj duke e mbuluar me flokë.

Por pas një farë kohe, ‘briri’ ka nisur të bëhet më i fortë, duke e bërë kështu të moshuarin t’i drejtohet mjekëve për trajtim të specializuar. Në gjuhën mjekësore ky rast identifikohet si “bri sabaceus”. ‘Briri’ përbëhej nga keratina, i njëjti material që gjendet te flokët dhe thonjtë.

Fatmirësisht, rritja e ‘bririt’ ishte beninje dhe nuk i rrezikoi jetën, ndërsa pas heqjes së tij, të moshuarit do i duhet ta trajtojë për ta mbajtur nën kontroll.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT