Koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzish në vendin tonë. Fatkeqësisht, një 22-vjeçare nga Kolonja nuk ka arritur ta fitojë betejën me virusin ndekjeprurës.
E reja, e cila studionte në Tiranë për degën Financë, ishte shtruar prej një muaji në spitalin infektiv. Ajo vuante edhe nga një sëmundje në kocka.
Në 24 orët e fundit, 21 persona humbën jetën nga koronavirusi. Ndërkohë, edhe kurba mbetet e lartë, pasi u regjistruan 780 raste të reja.