Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet pranë Kopështit Zoologjik., ku një efektiv i FNSH-së, është vrarë aksidentalisht nga djali i tij 7-vjeçar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një bilardo. Efektivi kishte lënë armën e shërbimit pasi po luante, ndërsa fëmija e mori dhe ka qëlluar drejt të atit.
”Më datë 20.12.2020, rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik, dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjesi i policisë i FNSh-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.”, informon policia.
Grupi Hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë. Efektivi ishte prej 10 vitesh pjesë e FNSH-së.