E diel, 22 Maj, 2022
20.5 C
Tirana

E rëndë në Meksikë, grupi i armatosur rrëmben 21 persona

Në Meksikë persona të armatosur bastisën qytetin Pantelho të provincës Chiapas, dogjën disa shtëpi, automjete dhe rrëmbyen 21 persona.

Zyrtarët në Chiapas thanë se rreth 200 persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët pretendohet se janë anëtarë të grupit të dalë së fundmi “El Machete”, kanë bastisur qytetin Pantelho një ditë më parë, shkruan Anadolu Agency.

“El Machete” u themelua me pretendimin për të luftuar sulmet e karteleve të drogës që vepronin në Chiapas, autoritetet deklaruan se persona të armatosur po ecnin nëpër qytet me justifikimin e gjetjes së kriminelëve.

Zyrtarët thanë se grupi i armatosur dogji disa shtëpi, dëmtoi bashkinë e qytetit dhe rrëmbeu 21 persona dhe se qytetarët e Pantelho-s ishin në panik. Aktivisti Pedro Gomez i cili jeton në rajon tha se grupi i vuri flakën të paktën 3 automjeteve dhe 10 shtëpive.

Një zyrtar nga Zyra e Prokurorit të Chiapas, i cili nuk dëshironte të deklarohej me emër tha se ishte nisur një hetim për incidentin në fjalë. Zyrtari tha se personat e armatosur ishin anëtarë të “El Machete”.

Javën e kaluar, persona të armatosur në Meksikë njoftuan se kishin formuar një grup të quajtur “El Machete”. Duke u deklaruar si “forcat mbrojtëse”, grupi ishte zotuar të luftonte krimin e organizuar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Avokatja e Johnny Depp bëhet personazh në internet

Miliona shikues anembanë globit po ndjekin betejën ligjore midis Johnny Depp dhe Amber Heard, dhe ndërsa drama shpaloset, një yll i ri ka dalë...

Lija e majmunit: Koha për t’u shqetësuar apo për ta injoruar?

Deri më tani, lija e majmunëve ishte mjaft e parashikueshme. Shtëpia natyrore e virusit janë kafshët e egra, të cilat në fakt mendohet se...

Anthony Albanese fiton zgjedhjet, zgjidhet kryeministri i Australisë

Anthony Albanese do të bëhet kryeministri i parë i vendit, nga një prejardhje jo anglo-keltike. Një nga politikanët më jetëgjatë të Australisë, ai thotë se...

A u dekonspirua operacioni i SPAK? Gledis Nano paralajmëron goditjet e radhës

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka konfirmuar se operacioni i SPAK është ende në proces. Teksa është pyetur nëse operacioni "Plumbi i...

Rusia ndalon furnizimin me gaz në Finlandë

Rusia ka konfirmuar mëngjesin e sotëm se ka ndaluar furnizimin me gaz për Finlandën, përshkallëzimi i fundit i një mosmarrëveshjeje për pagesat e energjisë...