E rëndë në Greqi, gazetari ekzekutohet me 6 plumba sapo del nga emisioni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, pasi është ekzekutuar në mënyrë mafioze një gazetar i njohur i kronikës së zezë.

Mediat e shtetit fqinj, bëjnë me dije se gazetari George Karaiva është ekzekutuar me 6 plumba pranë shtëpisë së tij në Alimos, teksa në vendngjarje u gjetën 17 gëzhoja.

Gazetari kishte vetëm pak minuta që kishte përfunduar emisionin e tij në televizionin “Star”.

Dyshohet se autorët kanë qëlluar nga një motor tip skuter, dhe kanë lëshuar dhjetëra plumba në drejtim të gazetarit.

Policia ka njoftuar se gazetari nuk ka raportuar për kërcënime që mund të merrte, e nuk kishte paraqitur asnjëherë kërkesë për mbrojtje në polici.

Sipas dëshmitarëve, njëri prej autorëve të dyshuar ka qenë i veshur me rroba ushtarake.