Të paktën 100 persona kanë mbetur të vrarë si pasojë një sulmi terrorist në Burkina Faso në Afrikën Perëndimore, si pasojë e një sulmi terrorist.
Disa burra të armatosur kanë sulmuar gjatë natës vendon e quajtur Solhan, duke lënë pas 100 të vrarë. Shtëpitë dhe tregu vendas është djegur gjithashtu nga sulmuesit, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.
Deri më tani asnjë grup ekstremist apo rebelësh nuk ka marrë përsipër të ketë autorësinë e këtij sulmi. Presidenti i vendit, Roch Kabore në një status në Twitter, lajmëroi se tre ditët në vijim jan shpallur Ditë Zie Kombëtare.
Face à cette tragédie, j’ai décrété un deuil national de 72 h, à compter de ce jour à 00h00.
Les forces de défense et de sécurité sont à pied d’œuvre, pour rechercher et neutraliser les auteurs de cet acte ignoble.
Nous devons rester unis et soudés contre ces forces du mal 2/2— Roch KABORE (@rochkaborepf) June 5, 2021
Zyrtarët lokalë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet. Sulmet nga xhihadistët e lidhur me Al-Kaidën dhe Shtetin Islamik kanë vrarë mijëra persona dhe rreth 3 milionë persona të tjerë janë zhvendosur përgjatë rajonit Sahel, veçanërisht në zonën kufitare mes Burkina Fasos, Malit dhe Nigerit.
Një koalicion kundër terrorizmit, i njohur si grupi i pesë vendeve – Burkina Faso, Çadi, Mali Mauritania dhe Nigeri – po përpiqen që të largojnë nga zona xhihadistët.