Kronikë

E rëndë në Angli/ Shqiptari godet me thikë për vdekje gruan 35-vjeçare (Emri)


               Publikuar në : 16:01 - 12/07/19 Enno

Një 45-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij.

I arrestuari identifikohet si Fatos Xheta, i cili u ndalua dy ditë më parë. Ditën e sotme, Xheta doli para trupës së Gjykatës së Oxford, ku me ndihmën e një përkthyesi ka pranuar se ai është 45-vjeçari Fatos Xheka, por nuk është shprehur rreth akuzës që rëndon ndaj tij. Bashkëshortja e tij, Safie Xheta, 35-vjeçe, u gjet në banesën e saj e pajetë më 17 qershor.

Shqiptari do të dalë sërish para trupës gjyqësore më 29 gusht, ku do të lexohet aktakuza.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT