Rajoni

E rëndë/ Deputeti i Vuçiç e quan festë gjenocidin në Srebrenicë


               Publikuar në : 10:35 - 11/07/19 user tir

Vladimir Djukanovic, deputet dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Përparimtare Serbe (SNS), të Aleksandar Vuçiç, ka shkruar një mesazh të turpshëm në profilin e tij në Twitter, duke kremtuar 24 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë. Deputeti i Vuçiç, Djukanovic paturpësisht ka shkruar në rrjetin social Twitter, duke i përgëzuar popullin serb dhe falënderuar Ratko Mlladic, njërin ndër fajtorët kryesor për gjenocidin në Srebrenicë.

“Dua të përgëzoj popullin serb në ditën e çlirimit të Srebrenicës, duke falënderuar gjeneralin Ratko Mlladic për operacionin ushtarak Krivaja ’95 të ekzekutuar shkëlqyeshëm”, shkroi Djukanovic.

Ai gjithashtu bashkëngjiti një video të ushtarëve të udhëhequr nga krimineli i luftës Ratko Mlladic në Srebrenicë. Një veprim i tillë i turpshëm vjen një natë para 11 korrikut, kur mbetjet e 33 viktimave të gjenocidit të Srebrenicës do të varrosen. Mesazhe të ngjashme çnjerëzor nuk është hera e parë që publikohen nga zyrtarë serb. /Gazetametro

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT