Në spitalin psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan, është regjistruar një tjetër rast me Covid-19. Pas kryeinfermieres është infektuar me covid-19 edhe një kujdestar.
Në këtë spital janë rreth 350 pacientë që kanë vite që trajtohen dhe një staf prej afro 120 punonjësish. Mësohet se prej dy javësh spitali psikiatrik “Sadik Dinçi” ka mbyllur edhe pavionin e urgjencës dhe nuk kryen asnjë shtrim.