E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

E qëlloi pas shpine/ Momenti kur efektivi vret Klodian Rashën (Video)

Vrasja e Klodian Rashës më 8 dhjetor të vitit 2020 nga efektivi Nevaldo Hajdaraj, ishte një ngjarje e rëndë që tronditi të gjithë vendin. Ditën e sotme, është bërë publike video e ekzekutimit të 25-vjeçarit nga Top Channel.

Nga pamjet në video, shihet se Klodiani ishte duke ecur në trotuar ndërsa polici Hajdaraj i thërret dhe i afrohet. Sapo ai kalon ndarëset e rrugës, Klodiani nxiton të largohet ndërsa polici mundohet ta kapë.

I riu ia del të largohet dhe efektivi bie në tokë, por në këtë moment ai nxjerr armë dhe qëllon pas shpine Rashën. 25-vjeçari bëri dhe disa hapa por më pas rrëzohet, dhe për pak minuta ndërrkon jetë.

Ditën e sotme, Prokuroria kërkoi 13 vite burg për efektin Nevaldo Hajdaraj.

Vrasja e Klodian Rashës shkaktoi zemërim popullor pasi u zhvilluan protesta të shumta dhe më pas ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dha dorëheqjen. Vendin e tij e zuri ish-ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...