Në puntatën e djeshme në “Për’puthen” është rikthyer Ana. Ajo u fut kur po regjistrohej emisioni, ndërsa shpjegoi arsyen e largimit të saj. Bukuroshja fajësoi produksionin që nuk i kishte dhënë kohë për të shprehur kritikat e saj ndaj Fatjonit, teksa fakti që e gjuajti me shuplakë tha se erdhi prej veprimeve të tij.
“Në fakt revolta ime është me produksionin, dhe jo me personin në fjalë, sepse nuk më dhanë mundësinë për të shprehur atë që doja. Unë kisha tre ditë, që e kërkoja atë gjë. E bëra atë gjest, sepse ka qenë ai që më ka thënë si të sillet, kur ai e ka bërë më shumë se unë.
Unë nuk mbajta dhe nuk fola me asnjë nga produksioni, mbajta qëndrimin tim që m’u duk e arsyeshme që m’u mohua koha televizive. U tregova fëmijë, unë veprova siç e ndjeva.
Në fund të fundit kjo është një gjë reale. Meqenëse kjo gjë do të spostohet ditën e hënë, çfarë vlere ka të jem këtu”, tha Ana.
Nga ana tjetër, Fatjoni tha se i detyrohet një falje, por Ana nuk ishte e këtij mendimi, madje u shpreh se do e godiste sërish. Në këtë moment Fatjoni i shkoi pranë, duke i thënë: “Meqë dëshiron kështu, më gjuaj”.