E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

E prisnin në shi, Rama u bën premtimin publik tetraplegjikëve

Pasi ka dalë nga Kuvendi, kryeministri Edi Rama është përballur me protestën e para dhe tetraplegjikëve, të cilët është ndalur për ti takuar. Kryeministri iu kërkoi atyre që të mos qëndronin në shi, pasi do të mund të gjendej një marrëveshje për shqetësimet e tyre. Rama tha se nuk kishte mundësi që ti priste sot në takim, por delegoi ministren Delina Ibrahimaj për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

“Nuk mund t’iu marr dot brenda se kam lënë një orar për vaksinën. Do t’ju presë ministrja brenda. Unë do të flas me ministren, dhe do t’ju kthej unë një përgjigje brenda pak ditësh. Nesër do të nisem në një vizitë në SHBA, dhe menjëherë sapo të kthehem prej andej do të takohem me ju. Mos rrini më në shi tani, futuni deri te dera atje dhe do t’ju presë ministrja“, tha Rama.

“Ju djema gazetarë që futeni kollaj; ndihmojini që të futen te Kuvendi sa të vijë shërbimi”, iu drejtua Rama punonjësve të medias.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   "E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Mungonin avokatët, GJKKO shtyn seancën ndaj Fatos Tushes

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë në datën 2 shkurt seancën në ngarkim të Fatos Tushes, ish-kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe...

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...