E mërkurë, 28 Tetor, 2020
16 C
Tirana

“E premte e zezë, e keqja arriti kulmin”, shpërthen akademiku Artan Fuga

Më të lexuarat

Humb betejën me virusin specialistja e Shëndetit Publik në Tiranë

Pandemia çdo ditë e më shumë po shkakton humbje jete, dhe një numër të lartë të infektuarish. Humbje jete ka patur po kështu edhe nga...

Kodi Zgjedhor/ Venecia i kthen përgjigje Metës: Do e shqyrtojmë në dhjetor

Presidenti i Komisionit të Venecias, i ka dërguar një letër Presidentit Ilir Meta, lidhur me kërkesën e këtij të fundit për të dhënë një...

“Nuk debatoj me burra me zë të hollë”/Shpërthen Murrizi: Rruaj vetullat Vehap

Një situatë tallëse dhe aspak serioze është krijuar mbrëmjen e djeshme në “Open”. Shpeshherë situata ka dalë jashtë kontrollit, nga gjuha aspak etike e...

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Bum infektimesh/Franca merr vendimin ekstrem, në karantinë për të paktën 1 muaj

Franca ndodhet mes pesë vendeve më të goditura në botë nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit, Franca ka regjistruar 33.417 raste të reja...

“Do përjetojmë situatën e Italisë”, mjekja shqiptare në Gjermani jep alarmin

Sikundër Franca, edhe Gjermania pritet të ashpërsojnë masat e kufizimit, teksa rritet numri i të infektuarve me koronavirus nëpër Evropë. Mjekja Marsela Ceno, e...

Të rinjtë përplasen me policinë, çfarë ndodhi mbrëmë në Tiranë (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë ka ndodhur një përplasje mes efektivëve të policisë, dhe tre të rinjve. "Ora News" ka publikuar pamjet e efektivëve të...

Mbi 30 milionë kinezë banojnë ende në shpella, ja cila është arsyeja

Rreth 30 milion kinezë jetojnë ende në shpella. Dhe mbi 100 milionë të tjerë banojnë në shtëpi me një ose më shumë mure të...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Video/ Ekzekutohet me raketë ministri i Mbrojtjes në Armeni

Përshkallëzohet lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Mediat botërore raportojnë se është ekzekutuar me raketë ministri i Mbrojtjes i rajonit separatist armen të Artsakh. Siç shihet dhe...

Prej ditësh akademiku Artan Fuga u është drejtuar publikisht krerëve më të lartë të shtetit, por edhe ndërkombëtarëve, lidhur me procesin zgjedhor në Akademinë e Shkencave.

Duket se këto thirrje të Fugës të bëra herë pas here për procesin zgjedhor, që ai e cilëson si një puç institucional, kanë rënë në vesh të shurdhët.

Sot, në ditën kur mbahen zgjedhjet në ASH, ka reaguar sërish Fuga, teksa e cilëson këtë ditë “një të premte të zezë”.

Fuga i quan këto zgjedhje një farsë elektorale, teksa shprehet se në proces janë ftuar të votojnë 80 dhe 90-vjeçarë, pa të drejtë vote.

“Farsa elektorale që realizohet sot në Akademinë e Shkencave është një dështim i madh në politikat qeveritare dhe në angazhimet personale të kryeministrit Edi Rama për gjoja reformimin e Akademisë të Shkencave duke ja shitur atë kryetarit të njërës nga partitë që rezulton në koalicion partiak politik qeveritar. Shkenca u shit për qëllime pragmatiste elektorale politike”, shkruan ndër të tjera Fuga.

Reagimi i plotë:

E premte e zezë për arsimin dhe shkencën në Shqipëri dhe e krimit elektoral në Akademinë e Shkencave!

——————————————————–

Deklaratë për mediat

——————————————————–

Une refuzoj ta pranoj puçin institucional, krimin elektoral, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe nuk e njoh rezultatin e farsës zgjedhore të 24 majit 2019, si edhe kryesinë e kryetarin e dalë që andej!

Sot është një ditë e zezë për shkencën dhe arsimin në Shqipëri. Nëpërmjet një puci institucional të denoncuar vazhdimisht nga unë dhe nga forca të tjera intelektuale progresiste, Akademia e Shkencave e nxjerr veten jashtë kuadrit ligjor në fuqi dhe inkriminohet institucionalisht!

Sikurse e kam paraqitur tashmë para opinionit publik dhe autoriteteve të heshtura të shtetit, këtë qendrim e kam mbështetur në dhjetra prova e fakte. Por përsëris se farsa vjen kryesisht nga :

  1. Kandidati për kryetar i akademisë së shkencave është një politikan karriere prej mëse tre dekadash dhe statusi i tij si kryetar partie politike e ndalonte ligjërisht të ishte anëtar i akademisë jo më të kandidonte për kryetar të saj!
  2. Në votim janë thirrur në kundërshtim me ligjën në fuqi edhe individë 80 dhe madje 90 vjeçarë pa të drejtë vote dhe që e kanë mbaruar mandatin e të qenurit antar të rregullt të Akademisë së Shkencave! Kjo masakër në votim ka për qëllim të realizojë masën elektorale për të kryer farsën zgjedhore në Akademi. Skandali i akademikëve që prej 30 vjetësh janë shkëputur nga cdo kërkim shkencor bashkohet kështu me mbytjen e zëri të cdo kandidature rivale në zgjedhje. Kjo lidhet edhe me inkrimimin e akademikëve të ndryshëm nëpërmjet shkeljeve ligjore dhe administrative që janë ulur këmbëkryq në atë institucion!
  3. Kjo farsë elektorale vjen krejt në kundërshtim me vendimet e Asamblesë për reformimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë marrë thuajse dy vjet më parë duke uzurpuar pushtetin në këtë Akademi pa pritur as kuadrin e ri ligjor reformues as përpilimin e akteve statutore dhe as pranimet e reja. Dëshira për pushtet e grupit uzurpator në Akademinë e Shkencave për të fshehur zullumet atje, rezulton më e fortë sesa respektimi i vendimeve zyrtare për reformim.
  4. Kjo farsë elektorale u bë e mundur edhe në sajë të praktikave të antikushtetuese të ndjekura në Komisionin e Edukimit dhe të Mjeteve të Informacionit, me bllokimin e procedurave atje nga ana e ekzekutivit që i dha mundësinë grupit drejtues në Akademinë e Shkencave të veprojë jashtë cdo kuadri ligjor të reformuar.
  5. Farsa elektorale që realizohet sot në Akademinë e Shkencave është një dështim i madh në politikat qeveritare dhe në angazhimet personale të kryeministrit Edi Rama për gjoja reformimin e Akademisë të Shkencave duke ja shitur atë kryetarit të njerës nga partitë që rezulton në koalicion partiak politik qeveritar. Shkenca u shit për qëllime pragmatiste elektorale politike. Kjo është një përgjegjësi e madhe e pa precedentë në të gjithë historinë e akademive të shkencave në të gjithë botën! E gjitha kjo u krye me veprimin aktiv dhe mosveprimin e paligjshëm të Ministres të arsimit Besa Shahini, e cila e ka shprehur tashmë hapur synimin e saj kobëzi për shkrirjen e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë !
  6. Unë ende shpresoj se Presidenti i Republikës z. Ilir Meta që e ka në kompetencë ekskluzive ligjore miratimin ose jo të kryetarit të akademisë të shkencave nuk do ta miratojë këtë farsë elektorale dhe as rezultatin e saj. Po ashtu shpresoj ende se do të ketë forca që për përgatitjen e kuadrit të ri ligjor reformator do të përpunojnë ato norma ligjore që do ta bëjnë të pavlefshme farsën elektrale të 24 majit 2019! Po ashtu sapo Shqipëria të ketë Gjykatë Kushtetuese, unë do të bëj çmos të motivoj ata që e kanë këtë të drejtë për ta ngritur para saj çështjen e kësaj farse të padëgjuar elektorale.
  7. Nëse edhe këto mekanizma nuk funksionojnë, atëhere unë paralajmëroj të gjithë opinionin publik dhe sidomos komunitetin intelektual dhe universitar të vendit se kombi ndodhet përpara rreziqeve për t’i dëmtuar edhe dijen edhe ndërgjegjen e tij! Në këtë rast, unë do të marr të gjitha veprimet e deklaruara për t’u distancuar nga një Akademi Shkencash që do të ishte preja e një puçi institcucional dhe e inkriminuar institucionalisht!
  8. Unë mbetem i bindur se komuniteti shkencor dhe universitar i vendit nuk pajtohet me një akademi shkencash të plakur, parazitare, të mbyllur në vetvete, me privilegje të pamerituara, pa produkt shkencor, jashtë çdo funksioni, që uzurpon rolin e institucioneve të tjera shkencore, dhe që është bërë vendi i trafiqeve të influencave, e vendosur nën thundrrën e politikës si kjo e sotmja!
Lexo edhe :   Çfarë do të sjellin partitë e reja në jetën politike?
Lexo edhe :   Kryemadhi: I qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit, Rama ka frikë për zgjedhjet

Unë mbetem shumë optimist sepse e keqja e arriti kulmin e vet, tani ajo nuk ka se çfarë bën tjetër veçse të njohi humnerën e saj!

Për këtë unë nuk do të rresht veprimet e mia duke qenë kurdoherë i motivuar për të kryer të gjitha detyrat në kërkimin shkencor me statuset dhe funksionet që as nuk m’i ka falur njeri as lejoj t’i preki njeri!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ja pse Greqia ruan prej 80 vitesh Ligjin e Luftës me Shqipërinë 

Çdo 28 tetor, Greqia kremton festën e saj më të rëndësishme kombëtare: Jo-në ndaj ultimatumit të Benito Musolinit për të kapitulluar, dhe luftën kundër...

A mund ta konsiderojmë të përfunduar tranzicionin në Shqipëri?

Nga: Adrian Civici Politologu Jacques Rupnik, një nga specialistët më të mirë e më të vlerësuar të problematikës së Evropës Qendrore e Lindore, duke analizuar...

“Luftë doni, luftë do të ketë!”, Patozi tregon prapaskenat e zgjedhjeve

Ish-deputeti i PD-së, aktualisht kryetar i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka shpërndarë një shkrim të gazetës 'Rilindja Demokratike', ku ndodhen 4 personazhe që janë...

Rama nuk ndalet: Mbylleni grevën dhe ulemi qajmë hallin

Naftëtaret e Ballshit janë në ditën e 14-të të grevës së tyre. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama vijon që të përsërisë thirrjen e...

Ish-gruaja e tij e mallkoi, Fjolla Morina publikon fotot krah biznesmenit

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, po përjeton një histori të bukur dashurie. Ajo momentalisht ndodhet në një shtëpi me qira në qytetin e Kukësit,...