Kronikë

E plagosin tek “Myslym Shyri”, ja çfarë thotë policia për 30-vjeçarin

               Publikuar në : 14:26 - 22/08/19 M. S

Gjatë mesditës, një 30-vjeçar dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”, në Tiranë. Të riut i është dhënë ndihma e parë, e më tej është transportuar për në spital.

“Sot rreth orës 11:30, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri një shtetas, ende i paidentifikuar, rreth 30-vjeç, pranë një objekti në rikonstruksion.

Shtetasit i është dhënë ndihma e parë, dhe u transportua në spital për ndihmë të specializuar. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT