Si pasojë e një aksidenti të rëndë një 63-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Fier. Raportohet se i moshuari Shpëtim Isufaj ka qenë duke lëvizur me biçikletë në momentin që është përplasur nga një automjet.
Drejtuesi i këtij të fundit është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë personin të vdekur në vend. Policia po punon aktualisht për kapjen e autorit.