E enjte, 5 Gusht, 2021
29.5 C
Tirana

E përdhunoi dhe e la shtatëzën 15-vjeçaren, e bija: Babai se dinte moshën, s`ka qenë me dhunë

Analiza e AND-së e rihapën dhe një herë skandalin e madh të përdhunimit të minorenes vetëm 15-vjeç.

Edhe se nga përdhunimi vajza minorene ka mbetur shtatzanë, Ligor Biba nuk e ka pranuar se ka qene ai dhunuesi i 15-vjeçare, deri në momentit e analizës se ADN-së dhe duket se ka she mbështetjen e familjes.

Vajza e tij Bona ka telefonuar live gjatë emisionit “Me zemër të hapur” në Neës24 ku në qendër është pikërisht historia e minorenes. Ajo ka hedhur poshtë të gjitha akuza t minorenes për kërcënim madje ka shkuar me tej duke deklaruar se i ati nuk e dinte se çfarë moshe kishte vajza. Dhe se marrëdhënia midis tyre nuk kishte qenë me dhunë.

“Nuk është asgjë e vërtetë. Deri ditën që e kanë arrestuar babain ka qenë në shtëpinë time vajza dhe babai i saj. Nuk është me dhunë ajo gjë. Babai nuk e ka ditur moshën sepse jetonte në emigrim. Nuk kemi vajtur fare, jo më t’i kemi kërcënuar. Do vijë momenti do flasë. Kërkoj drejtësinë e babait tim”, tha vajza e të akuzuarit.

Por nga ana tjetër vetë vajza që ka lindur fëmijën e babait të saj tha se Ligori e dinte pasi mbesa e tij ishte në klasë me të.

Ngjarja u zbulua në tetor të vitit 2017 pasi 15-vjeçarja ishte 7-muajshe shtatzënë nga përdhunimi.
Ligor Biba u arrestua por nuk e pranoi krimin. Në mars të këtij viti analizat e ADN-së konfirmuan se 55-vjeçari është babai i foshnjës, pra edhe autor i përdhunimit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Pasaporta e vaksinës”, një “teori konspirative” që po bëhet realitet

Një ditë më parë është konfirmuar zyrtarisht se New Yorku do të lejojë vetëm të vaksinuarit në bare, palestra e aktivitete argëtuese. Lajmi është...

Llogari bankare për të pastruar paratë, si e zbuloi FBI-ja 74-vjeçaren

S’janë të paktat rastet kur shtetasit e huaj strehohen në Shqipëri për t’iu shmangur drejtësisë në vendet ku janë rezident. Shtetasja amerikano-kanadeze, Lyda Harris,...

“Për lexim gjatë gushtit”

Nga: Skënder Minxhozi Ka qenë një kohë kur nxënësve ju jepej, gjatë pushimeve verore, një listë me libra për t’i lexuar. Atij brezi që e...

Kursi i këmbimit/Rritje e lehtë e euros, dollarit dhe paundit

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e euros, paundit britanik,  dollarit dhe frangës zvicerane. Më poshtë do të gjeni...

Zhvillimet kryesore në rajon në 24 orët e fundit

Çfarë ka ndodhur në rajon në 24 orët e fundit 1- Profesori i shkencave politike: Forcimi i sovranitetit të Kosovës, garanton integrimin e gjithë rajonit 2-...