Një 22-vjeçare nga Qipro me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rrëfyer se është pre e bullizmit për shkak të vetullave të saj
Modelja Sophia Hadjipanteli, ka treguar se merr shumë komente negative në rrjetet sociale, megjithatë jo nuk ka ndërmend të ndryshojë pasi nuk i bëjnë përshtypje komentet.
“Preferoj t’i mbaj vetullat e bashkuara sepse kështu më pëlqen. Që në fëmijërinë time kam mësuar të jem e veçantë”, është shprehur Sophia.
Madje ajo shton se i dashuri i saj model e pëlqen ashtu siç është.
“I dashuri më thotë se dukem e mrekullueshme dhe nuk e kupton pse njerëzit më ofendojnë”, ka thënë Sophia.