E premte, 28 Janar, 2022
4.5 C
Tirana

E njohu në burg, gazetarja shqiptare merr propozimin live në emision (VIDEO)

Si kurrë më parë, në emisionin “Rudina” ka ardhur live një propozim për martesë. Të ftuar në emision ishin çifti i njohur i ekranit, gazetarja Fabiola Hoxha dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha.

Në çastin që Indriti e mori të vallëzoje mes studios së Rudinës, u ul në gjunjë me një unazë në dorë dhe i propozoi për martesë. Ata kanë rrëfyer gjatë emisionit se bashkë janë njohur për herë të parë gjatë protestave të PD-së në vitin 2015, kur Indriti ishte shoqëruar në polici së bashku me disa përfaqësues të tjerë të PD-së.

“Kur më pyesin shoqet ku e njohe Indritin, ia kthej me shaka në burg. Por në fakt nuk është kështu e vërteta, se njerëzit keqkuptohen nga kjo fjalë se është pak e rëndë. Unë kam qenë gazetare që mbuloja sektorin e policisë dhe kronikën e zezë, dhe sa herë që ka protesta mbulohet qoftë nga ana sociale, qoftë nga ana politike, por është edhe sektori i kronikës së zezë ku gazetari duhet ta mbulojë. Pikërisht shoqërimet që janë bërë në polici, nëse është marrë leje në polici për të zhvilluar protestën, etj.

Ka patur komunikime vetëm në rrjetet sociale, se numrin sigurisht që nuk e shkëmbeva në ato momente. Indriti më shkruante vazhdimisht në Instagram, Facebook. Kur postoja një foto apo story gjithmonë shkruante, jo gjithmonë ia lexoja dhe ia ktheja dhe pastaj ka qenë një moment që më shkruan dhe më ngacmon po në Instagram dhe më nervozoi pak. Ishte një mesazh me presion, aty u inatosa pak”, tregoi Fabiola.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zyrtari i DASH mesazh Berishës: Një i korruptuar s’mund të jetë fytyra e PD

Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, thekson se një person i shpallur "non grata" për korrupsion, nuk mund të jetë fytyra e PD-së....

Mesazhet e Nokës me Nikollën e Manjën/Alibeaj: “Foltorja” bashkëpunon me Ramën

Në seancën e djeshme plenare të zhvilluar në Kuvend, mediat kanë kapur bisedat nga celulari i deputetit demokrat Flamur Noka, që ka zhvilluar në...

“Non grata”, Berisha: Kam bindjen se SHBA do ta korrigjojë gabimin

Për Berishën, deklarimi “non grata” nga ana e SHBA-së, është i bazuar në shpifje. Në emisonin "Opinion" në Tv Klan, Berisha ka deklaruar se...

“Urdhër nga Rama për të sulmuar FSHF-në”? Veliaj e thotë troç

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike hipotezën nëse me urdhër të Ramës ka sulmuar FSHF-së. I ftuar...

Rama bën parashikimin e ‘frikshëm’: Më 6 mars futet Meta, bashkohet me Berishën

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”, kryeministri Edi Rama ka bërë një parashikim për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Ai ka thënë...