E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

E ngacmoi ish-i dashuri i Pamela Anderson, gazetarja shqiptare nxjerr mesazhet

Gazetarja e sportit Sabina Mete ka zbuluar në emisionin “Ftesë në 5” se ka marrë një mesazh nga Adil Rami. Komunikimi mes tyre fillimisht kishte nisur me disa ‘like’ në Instagram, e më pas Rami i kishte kërkuar Sabinës t’i bënte një intervistë. Po kush është ky personazh?

Ai është një futbollist me emër, por goxha famë mori edhe pas lidhjes që pati me Pamela Anderson. Muaj më parë, bukuroshja akuzoi futbollistin francez Adil Rami për tradhti.

Modelja e akuzoi sportistin se e kishte tradhtuar përpara se ta etiketonte atë si një “mostër gënjeshtar”.

Por si lindi komunikimi me Sabinën? Ajo zbuloi në emision se futbollistin nuk e njihte, por ai i kishte kërkuar një intervistë. “Kishte luajtur Shqipëria në Elbasan Arena dhe unë kisha bërë një intervistë me Lorik Canën. Unë postova një foto në Instagram me Lorikun dhe shoh që dikush i famshëm e kishte pëlqyer këtë foto dhe disa foto të tjera të miat.

Më pas pashë që më kishte ardhur një mesazh, dhe kur i shoh profilin e ndiqnin shumë veta në Instagram. Në mëngjes i thashë kolegeve te puna që më ka shkruar një futbollist dhe nuk ja dija as emrin si shqiptohej. Ishte Adil Rami.

Koleget më treguan që ai ishte futbollist i Kombëtares së Francës. Nuk e njihja dhe e kërkova në Google. Pashë që ishte në një lidhje me Pamela Anderson. Ai më bëri disa ‘like’ dhe unë ja ktheva disa ‘like’.

Pastaj ai më shkruajti: ‘Nuk e di kur do të kem mundësinë, por ndoshta në Europa League dua të më bësh një intervistë’. Më kishte shkruar në frengjisht. Unë nuk di frengjisht i thashë në anglisht.

Ok tha flas unë anglisht, italisht, spanjisht, çfarë të duash ti. Pastaj folëm pak për Shqipërinë. Ai nuk e njihte Shqipërinë, por njihte Lorik Canën. Më bëri dhe një ftesë për të shkuar në Francë dhe kaq. Intervistën nuk ia bëra, por mbase një ditë ia bëj. Asnjëherë nuk i dihet ku mund të takohemi”, u shpreh Sabina.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...