“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re, që është ndërtuar nga qeveria, pasi e vjetra iu prish nga tërmeti. Rama i ka dhënë çelësin të moshuarit, ndërsa i tha se nuk do ti hiqte këpucët. Por i moshuari ia ktheu me shaka se në shtëpinë e re, ka rregulla të tjera.

Rama: Unë s’po i heq këpucët Osman, do më falësh.

Osmani: Mirë është me i heq.

Rama: E po s’po ta prish, po i heq. S’kam ç’a bëj. Hiqi dhe ti Arben.

Ai dhe ministri Ahmetaj detyrohen të heqin këpucët, dhe të futen brenda shtëpisë së re të rindërtuar.

Edhe pse i hoqi, kryeministri ka vijuar batutat me të moshuarin.

Rama: Tani të veshim këpucët o Osman, hajde o Arben.

Rama: E mor Osman ç’na bëre. Ta kishte marrë mëndja se do i kishte hequr kryeministri këpucët në shtëpinë e re? Ja si është jeta…Do zbatojmë rregullat e shtëpisë. Ti je i zoti i shtëpisë!