E enjte, 5 Gusht, 2021
29.5 C
Tirana

E mitura e akuzoi për ngacmim seksual, pezullohet nga detyra mësuesi nga Delvina

Pezullohet përkohësisht nga detyra mësuesi i cili abuzoi seksualisht me një te mitur. Neshat Tepelena I cili ishte mësues në një shkollë në Delvinë është pezulluar deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Përgjegjësi i shkollës Pëllumb Qerimi, është shprehur se do të vihet në lëvizje komisioni i disiplinës, ndërsa pritet të bëhet edhe përballja mes prindërve të të miturës dhe mësuesit që akuzohet për pedofili

Deklaratat e të miturës dhe nënës

Isha me një shoqe dhe po pastroja shkollën. Kur vajtëm në mes të korridorit më thotë lërja leckën shoqes dhe hajde pak në klasë.  Më thoshte kur ta bëja me shenjë përse nuk dilje jashtë. E pyeta pse të dilja? Po nuk dole më, më tha do të të vë 4. Unë i marr vetë 4-at dhe 10-tat e mia dhe më puthi. Unë ika.

Ngacmimi seksual u mbajt i fshehtë prej dy muajsh për shkak të paragjykimeve. E ëma tregon se nuk e ka bërë publik rastin edhe sepse ka pasur ndërhyrje për të mos folur

E ndërsa nga ana tjetër mamaja e vajzës shumë e shqetësuar tregon: Më tregoi se në orën e pastrimit e kishte kapur vajzën dhe e kishte puthur. Ne nuk e vazhduam historinë. Ai u interesua që ne të mos bëjmë gjë denoncim.

Prindërit ishin divorcuar ndërsa 11-vjecarja A. A jetonte prej vitesh në fshatin e gjyshërve të saj në Kalasë të Bashkisë Delvinë, ndërsa e ëma e saj jeton në Sarandë.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Për lexim gjatë gushtit”

Nga: Skënder Minxhozi Ka qenë një kohë kur nxënësve ju jepej, gjatë pushimeve verore, një listë me libra për t’i lexuar. Atij brezi që e...

Kursi i këmbimit/Rritje e lehtë e euros, dollarit dhe paundit

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e euros, paundit britanik,  dollarit dhe frangës zvicerane. Më poshtë do të gjeni...

Zhvillimet kryesore në rajon në 24 orët e fundit

Çfarë ka ndodhur në rajon në 24 orët e fundit 1- Profesori i shkencave politike: Forcimi i sovranitetit të Kosovës, garanton integrimin e gjithë rajonit 2-...

Çfarë po ndodh rreth nesh? Ngjarjet kryesore në botë në 24 orët e fundit

Njihuni me titujt kryesorë të zhvillimeve në botë 1-Hungaria kërkon daljen nga Bashkimi Europian 2- Vetëvritet oficeri i katërt i policisë që iu përgjigj trazirave në...

39% e shqiptarëve nuk janë në gjendje të bëjnë një javë pushime në vit

Një anketë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, e azhurnuar në Barometrin e Ballkanit 2021, tregoi se 39% e familjeve në Shqipëri nuk e përballonin...