Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri në dukje se deri më 22 shkurt do të jenë shpërndarë derë më derë pyetësorët e këshillimit, ndërsa tha se përfundimet e këtij procesi do të dalin mes javës së fundit të marsit dhe javës së parë të prillit. Mes të tjerash, Rama zbuloi se është shtyrë edhe data e mbledhjes së Kongresit të PS, nga 29 janari në javën e parë të muajit prill.

“Do të nisë këto ditë në çdo Bashki vendosja e pikave publike të këshillimit kombëtar. Shpërndarja e pyetësorëve parashikohet deri më 22 shkurt. Do të ruhet anonimati total. Garantoj se do të ruhet 100% anonimati dhe ky është prioriteti numër një. Neve na mjaftojnë kartonët në Kuvend, por ky proces ka një domethënie, sepse kërkon të dëshmojë vetëdijen që për vendimet nuk mjafton vetëm bindja apo mandati jonë, por duhet edhe opinioni i publikut të gjerë. Këtu vjen edhe medalja tjetër, zgjerimi i harkut të dëgjimit tonë matanë llogores sonë partiake, duke marrë edhe opinionin e atyre që nuk janë votuesit tanë. Ky proces mund të ketë pikëpyetje dhe të meta, ashtu sikundër pa dyshim do të ketë dhe kundërshti e do të marrë racionin e vet të baltës. Por unë besoj fort, se asnjë pikëpyetje, as në të metat e natyrshme as në kundërshtitë, nuk e ul vlerën e këtij investimi strategjik në funksion të lidhjes së punës sonë me njerëzit. Por është edhe një përpjekje për të kapërcyer një epokë të zymtë sherresh partiake, duke shkuar direkt te njerëzit, jo vetëm në kohë zgjedhjesh, por për të diskutuar pa dallime politike vendime me rëndësi strategjike për vendin. Me këtë ne japim një mesazh për t’u ngritur mbi batakun e luftërave mbipartiake të pafundme e të padurueshme, që e kanë bërë politikën gogolin e njerëzve. Ne i japim vetes një mundësi të re, për t’u afruar më shumë me njerëzit, pa i ndarë ata nëpër llogore, nëpër kampe, pa i dalluar në të majtë e të djathtë, por duke bashkuar zemrat, mendjet e forcat tona me të tyret si shqiptarë. I japim dhe një shans të ri vetë politikës, e cila ka lindur si mundësia e vetme që kanë njerëzit për të diskutuar e zgjidhur probleme, që vetëm si zgjidhin dot kurrë. Për këto unë kërkoj nga ju që të angazhoheni seriozisht në cdo komunitet, për të inkurajuar sa më shumë përfshirjen e njerëzve, dhe duke dalë nga rrathët e partisë sonë për të krijuar rrathë debati me palët e interesuara, sipas çështjes. Shpërndarja e plotë e pyetësorit derë më derë parashihet deri më 22 shkurt, gjë që e bën realist objektivin e nxjerrjes së përfundimeve të tij mes javës së fundit të marsit dhe javës së parë të prillit, dhe kjo mund të përkojë me mbledhjen e Kongresit të PS.

Me nxitjen e ministres së Shëndetësisë, duke parë dhe shifrat e virusit, vendosëm të shtyjmë datën e mbledhjes së Kongresit më 29 janar. Nuk do të hedhim asnjë hap të nxituar në procesin e këshillimit, i cili do të marrë gjithë kohën e vet. Është hera e parë që e bëjmë, dhe ne do të mësojmë sa më shumë, në mënyrë që vitin e ardhshëm ta përgatisim më mirë. Është një ndërmarrje jo e lehtë, por po t’i japim vëmendjen dhe përkushtimin e duhur, besoj që do të marrim një rezultat të kënaqshëm për ne”, u shpreh kryeministri Rama.

Tags: keshillimi kombetarrama

TË LIDHURA

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese
Politikë

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese

22:30 | 16/12/2025
Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon
Politikë

Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

21:47 | 16/12/2025
KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa
Aktualitet

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

21:00 | 16/12/2025
Next Post
Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Rama: Meta po bllokon projektin e Vlorës

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Atentati ndaj kryebashkiakut të Lushnjes / Policia: Autori në kërkim

Mungonin avokatët, GJKKO shtyn seancën ndaj Fatos Tushes







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese
Politikë

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese

by mirseda
22:30 | 16/12/2025
0

Pas përfundimit të takimit me strukturat e PD në qytetin e Elbasanit, Ervin Salianji, ka falenderuar demokratët...

Ndalimi i udhëtimit në SHBA, Trump shton vende të reja në listë

Ndalimi i udhëtimit në SHBA, Trump shton vende të reja në listë

22:13 | 16/12/2025
‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

22:10 | 16/12/2025
Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

21:47 | 16/12/2025
KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

21:00 | 16/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com