E enjte, 21 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

E mbajti të fshehtë, Putin tregon se cilën vaksinë përdori kundër Covid-19

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, deklaroi ditën e sotme para gazetarëve, se është injektuar me të dyja dozat e vaksinës ruse të Sputnik V.

Putin tha se e ndjente të nevojshme të mbrohej nga Covid-19 për aq kohë sa të ishte e mundur dhe gjithashtu, bëri me dije se nuk ka patur ndonjë efekt anësor, shkruan Hindustan Times.

“Pasi u injektova me dozën e parë, nuk ndjeva asgjë. Të dytën e mora në mes të ditës. Në mesnatë, unë mata temperaturën. Ishte 37.1 gradë Shkova për të fjetur, kur u zgjova temperatura ime ishte 36.5. Kjo është e gjitha”,  tha Putin.

Kreu i Kremlinit u shpreh se është kundër vaksinimit të detyrueshëm,por tha se ushtria po vaksinohet me Sputnik-V, njësoj si ai, dhe një pjesë e madhe e qytatarëve rusë.

Ndër të tjera, Putin mbrojti autoritetet lokale duke ndërmarrë hapa për të siguruar vaksinimin, teska shtoi se është e nevojshme për të shmangur një bllokim kombëtar.

Presidenti Putin u injektua me dozën e parë të vakinës në muajin mars, dhe një muaj më vonë, ai mori edhe dozën e dytë. Por, ai nuk pranoi të vaksinohej live si një pjesë e mirë e liderëve botërore, dhe nuk dihej me cilën dozë ishte vaksinuar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Hoxhë Hasan Tahsini, në fokus të Akademisë për Studime të Çamërisë

Hoxhë Hasan Tahsini ka qenë në fokus të Akademisë së Studimeve për Çamërinë. Simpoziumi shkencor i Akademisë së Studimeve për Çamërinë është mbajtur në...

Për periudhën janar-prill janë shpenzuar 14 mln USD për 499 mijë të vaksinuar

Për vaksinimin e popullatës në 4 mujorin e parë të 2021 janë shpenzuar rreth 14 milonë dollarë sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë....

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...