Shqipëria

“E marrin bukën me listë”/ 5 muaj pa rroga, punonjësit e stadiumit dalin në protestë

               Publikuar në : 10:36 - 12/09/19 Enno

Ditën e sotme, punonjësit e klubit të futbollit të Vllaznisë në stadiumin ‘Loro Borici’ dhe “Reshit Rusi” janë ngritur në protestë, pasi, sipas tyre kanë 5 muaj që nuk marrin pagat.

Ata kërkojnë zgjidhje të problemit, teksa theksojnë që institucionet të gjejnë një zgjidhje, pasi shumë prej punonjësve e marrin bukën me listë, apo nuk kanë para për të paguar energjinë elektrike, shprehet  kreu i Bashkimit të Sindikatave në Shkodër, Albert Tuka.

Po ashtu, Tuka deklaroi se një fond prej 200 milionë lekësh të vjetër i akorduar nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës që në prill të këtij viti, nuk është kaluar nga ana e prefekturës së qarkut Shkodër, duke bërë që punonjësit të mos paguhen prej 5 muajsh.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT