Një tjetër shqiptar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në periferi të Athinës, në zonën e Koridhalos. 51-vjeçari i identifikuar si Kostandin Hila punonte si roje nate në një kompani transporti.
Sipas familjarëve të tij, autorët e kishin lidhur atë dhe më pas e kishin goditur me sende të forta. Në orën 02:40 të mëngjesit të kësaj të hëne ai kishte komunikuar me vajzën e tij, duke i thënë se kishte rënë pre e një grabitjeje.
Vetë vajza e viktimës është nisur menjëherë për në vendngjarje ku e ka gjetur të atin të lidhur e të dhunuar. Fatkeqësisht, 51 vjeçari shqiptar humbi jetën sapo arriti në spital, ndërkohë që policia bën të ditur se veglat që vodhën grabitësit e që i morën jetën rojës fatkeq kanë një kosto minimale, fare pak euro për të justifikuar një akt të tillë kriminal. Hetimet vazhdojnë.