Foto Galeri

E la me një telefonatë nga burgu, s’do ta besoni çmendurinë e 18-vjeçarit


               Publikuar në : 19:29 - 27/10/19 M S

Një i ri gjerman është ngjitur në murin e një burgu, për të takuar ish-të dashurën e tij 18-vjeçare. Ndonëse muri ishte tejet i lartë, ai nuk u ndal deri sa arriti në dritaren me hekura të ish të dashurës së tij.

Pasi hipi mbi mur, 18-vjeçari gjerman nuk pranonte të zbriste poshtë, dhe është dashur ndihma e zjarrfikësve që ta zbrisnin. Zyrtarët e burgut i kishin kërkuar që ai të ulej, por nuk kishte pranuar. Ndodhur në këto kushte, menjëherë në veprim ishte vënë shërbimi zjarrfikës.

Mediat gjermane kanë raportuar se e dashura e kishte lënë të riun me anë të një telefonate, dhe më pas ai bëri veprimin e çmendur.

Një zëdhënës i burgut të të rinjve në Vechta, ka deklaruar se 18-vjeçari ishte shumë i dëshpëruar, dhe se donte ta bindte ish-të dashurën e tij të kthehej me të.

Mediat lokale raportuan se ish-e dashura e tij, e cila është po 18 vjeç, kishte ndërprerë raportin me të, para përpjekjes së tij romantike. Ai kishte dalë gjysmë i zhveshur, me qëllim që të mos kapej nga telat me gjemba.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT