E martë, 27 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

E kritikuan për Festivalin, Alketa Vejsiu paralajmëron publikimin e prapaskenave

Edicioni i 58-të i ‘Festivalit të Këngës’ u mbyll mbrëmjen e të dielës duke shpallur triumfuese këngën “Shaj” nga Arilena Ara.

Fitorja e saj u pasua nga shumë polemika, pasi të shumtë ishin ata që mendonin se fitorja duhej t’i shkonte këngëtares Elvana Gjata.

Menjëherë pas festivalit reagoi edhe moderatorja Alketa Vejsiu, e cila shprehu keqardhjen për humbjen e Elvanës. Ky postim si duket ndezi edhe tensione midis Vejsiut dhe Arilena Arës, të cilat nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram.

View this post on Instagram

I uroj sukese Arilenes per fitoren! Sa me mbare per Shqiperine ne Eurovision! Por nuk mund te le pa falenderuar Elvana Gjaten! Ate qe u klikua ne 2 jave me shume se te gjithe, 3 milion e 500 mije here! Nuk mund ta mohoj qe kenga e saj ishte festa e ketij Festivali! Qe Elvana ishte lajmi i ketij edicioni, zeri dhe energjia e rinise qe vallezoi ne nje salle te ngurte, qe beri bashke Shqiperine, Kosoven dhe Diasporen! Garat shpallin fitues, por jo humbes; sepse hitet nuk vdesin kurre. Pas ketij Festivali qe e kam bere me shpirt, mund te them qe skam qene dhe sdo behem kurre pale me asnje juri, per asnje motiv! Besoj tek meritokracia dhe me vjen thellesisht keq qe ne platformen e ketij Festivali nuk munda dot ti jap ze, zerit te publikut! Me falni nese ju kam zhgenjyer! Kuptoj dhe respektoj ndjeshmerine tuaj! Mi kurseni akuzat ju lutem! Une nuk isha juria, dhe jurine se zgjodha une! Elvana Faleminderit! Ti erdhe ne kete Festival sepse besove tek vizioni i ketij Festivali per drejtesi dhe fitore me merite! Ti s’kishe nevoje per gare per te konfirmuar ate qe je, sepse ti thjesht Je! Dhe per me teper ti duhet te ndihesh e lumtur sot sepse te 3 anetaret e jurise se Eurovision te kane dhene 18 pike. Ato 2 piket e Shqiperise, jam pa fjale!

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Mirëpo ditën e sotme Alketa ka paralajmëruar publikimin e një videoje të re në lidhje me Festivalin e Këngës.

Përmes një postimi në Instagram, Alketa thotë se së shpejti do të dalë kanali me emrin e saj në YouTube, ku ajo do të paraqesë të gjitha prapaskenat e festivalit.

“Docu Fest! Gjithçka ka ndodhur në prapaskenat e këtij Festivali!”, shkruan ajo në postimin e saj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Studimi/ Muzika i ndihmoi njerëzit të përballonin pandeminë

Dpa/ Një studim me më shumë se 5,000 njerëz të karantinuar në tre kontinente tregoi se më shumë se gjysma prej nesh përdori muzikë...

Po filmonte aksionin e policisë/ Gazetari: Më shtrinë barkas…

Një situatë e sikletshme i ka ndodhur gazetarit të “News24” Ergys Gjençaj, i cili është shoqëruar nga policia, pasi filmoi një aksion të uniformave...

Aksion anti-dro*ë në zonën e “Vorrit të Bomit” në Tiranë, arratiset një person

Një aksion anti-drogë është zhvilluar mesditën e sotme në zonën e “Vorri i Bomit” në kryeqytet, ku burimet paraprake, ende jo zyrtare njoftojnë për...

Liverpulit i kthehet mbrojtja, Virgil Van Dijk pas 9 muajsh pritet në fushë

Mbrojtësi i Liverpulit, Virgil Van Dijk duket se do të kthehet në fushë këtë javë pas një ndërprerje nëntë mujore me një dëmtim serioz...

Demokratët do u rikthehen protestave? Basha flet për strategjinë e opozitës

Ndonëse i është shmangur pyetjes nëse do të ketë protesta nga opozita në shtator, Basha ka thënë se do të vijojë betejën me të...