Në ndeshjen mes Gladbach ndaj Hertha Berlin, me anë të ndërhyrjes së VAR arbitrja e takimit është korrigjuar dy herë. Bibi Steinhaus është arbitrja e vetme femër në kampionatin gjerman dhe në atë ndeshje është përballur me një situatë aspak të këndshme.
Në rastin e parë ishte pozicioni jashtë loje i Herrmann i cili duhej anuluar. Më pas ishte faulli qartë brenda zonës i Lustenberger kundrejt Elvedi-t. Më pas vjen skena skandaloze kur një grup nga vendi ku po rrinin tifozët e Gladbach që e quajtën “kurvë” anësoren Steinhaus.
“Ne si klub duhet të kërkojmë falje për ofendimet e ardhura nga tifozët tani. I kërkojmë falje Stainhaus. Është një budallallëk dhe nuk duhet të ndodhë në fushat e futbolli,” shprehet menaxheri i Gladbach Eberl.
Por të paktën vetë Bibi nuk e ka vënë re incidentin: “Në fakt as nuk e kam vënë re. Fokusi dhe përqendrimi im në fushë ishte shumë i madh dhe unë e kam mendjen se çfarë ndodh në fushë.”