Ministri i Jashtëm i Britanisë, Mark Field është filmuar duke nxjerrë jashtë me dhunë një aktiviste të “Green Peace”, e cila hyri brenda në ambientet ku po zhvillohej një mbledhje në Londër.
Siç shihet dhe në videon e publikuar, Field shfaqet teksa përplas aktivisten në mur dhe e kap me forcë nga qafa, duke e përzënë. Për pasojë, rrjeti nuk e ka pritur aspak mirë këtë veprim, duke kërkuar kështu dorëheqjen e tij nga posti.
Ministri i Jashtëm e justifikoi këtë veprim me argumentin se “iu përgjigj një shkelje të madhe sigurie”, pasi mendonte se protestuesit mund të kishin qenë të armatosur.