E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

“E ka patur shoqe, e mbajti me të ngrënë e me të pirë”/Si e justifikoi avokati 30-vjeçaren që dhunoi të dashurën e të fejuarit

Gjykata e Shkodrës ka liruar nga qelia, duke caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për të vijuar hetimet në gjendje të lirë për Margarita Gjonin, e cila mori peng të dashurën e të fejuarit. Ajo e dhunoi dhe më pas i publikoi pamjet në rrjetet sociale. Videot bënë xhiron e rrjeteve sociale.

Në sallën e gjyqit, 30-vjeçarja Gjoni nuk ka folur. Avokati i saj, Besmir Kolci është shprehur se Margarita Gjoni është penduar për dhunën, por e justifikoi me faktin se ‘kur e ka marrë vesh çfarë ka ndodhur është tronditur, prandaj e ka goditur’. Arrestimi i Gjonit erdhi pas denoncimit nga 22-vjeçarja me inicialet B. Rr.

30-vjeçarja e dhunoi dhe kërcënoi 22-vjeçaren, pasi e kishte kapur me të fejuarin.

Avokati i Margarita Gjonit, e ka justifikuar në gjykatë. Përpara trupit gjykues, Kolci është shprehur se Gjoni ka ushtruar dhunë, sepse ka qenë e tronditur. Ai ka shtuar se klientja e tij me të dhunuarën kanë qenë shoqe, dhe kjo ka qenë pjesa që e ka tronditur më shumë.

“E ka patur shoqe, e mbajti me të ngrënë e me të pirë. Është tronditur nga ky fakt, dhe e ka dhunuar”, mësohet se është shprehur Kolci.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...