Gazeta gjermane Bild ka publikuar sot dy video-përgjime, në njërin prej të cilave ishte vetë kryeministri Edi Rama.
Në përgjimin tjetër, zbulohet biseda e ish-deputetit socialist, Artan Gaçi, i cili është bashkëshort i ministres Xhaçka dhe drejtorit në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi.
Gjatë bisedës, Gaçi vlerëson drejtorin e ministrisë së Brendshme, ndërkohë që i thotë se shefi i madh ka folur me superlativa për punën e tij.
Sipas Gaçit, kryeministri i ka thënë se e ka “kopsitur” zonën e Maqellarës.
Përgjimi numër 2:
Artan Gaçi: Mirëmëngjesi
Arben Keshi: Mirëmëngjesi, ç’a bëre
Artan Gaçi: Ja me shefin e madh edhe me superlativa për ty
Arben Keshi: Faleminderit
Artan Gaçi: Nga ai, nga ai. Unë po e po, por nga ai. Më tregoi edhe historinë e 2011. Ke pikët maksimale.
Arben Keshi: Ishalla kthehen në realitet, se ngela… u bë 3 vjet.
Artan Gaçi: Jo, jo, kthehen, kthehen. Ke vlerësim të jashtëzakonshëm. Të gjithë Maqellarën ta linte ty. Ai është personi, tha. E ka kopsit, e ka bo, tha, të gjitha gjonat. Edhe në 2011-n fitoi, tha, por ashtu ndodhi me një kuti.
Arben Keshi: Ashtu ka qenë shkruar.
Artan Gaçi: Merita e Benit, tha. Kur të vish në Tiranë lidhemi ndonjëherë.