E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

E gjithë Shqipëria në Tiranë/Berisha: Në 18 dhjetor kishim planifikuar protesta

Në datën 18 dhjetor, Kuvendi i PD-së ka njoftuar mbajtjen e një referendumi për shkarkimin e Bashës si kryetar të PD-së. Por në këtë datë, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij kishin planifikuar një protestë kundër Qeverisë, që në fakt është anuluar. Vetë Sali Berisha, në një konferencën për gazetarët nga selia blu, ka thënë se protesta u shty pasi duhet mbajtur referendumi, për shkak të datave të festave.

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se protesta kombëtare kundër qeverisë që ka paralajmëruar do të zhvillohet, por jo më 18 dhjetor. “Protesta kombëtare ishte dhe është opsion, që të jem transparent me ju unë, një opsion ishte në datën 18.

Por problemi është se referendumi duhej bërë për shkak të festave që vijnë. Edhe shpëtoi, Edvin Kristaq Ramën e shpëtoi referendumi i peng Bashës, se do kishte patur të gjithë Shqipërinë në Tiranë.

Kjo është e vërtetë, por do vijë shumë shpejt. Revolucionin nuk e ndalon dot kush, mjer ai që kujton se mund ta ndalojë. Një herë të drejton, një herë e drejton ti, por ai të ndalur nuk ka”, deklaroi Sali Berisha.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...