Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka reaguar me anë të një postimi ne Twitter, pas panikut që u krijua me tërmetin në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit, si Durrës, Fier, Vlorë dhe Shkodër.
Lëkundjet kanë shkaktuar panik, aq sa njerezit kanë lënë shtepitë e zyrat e punës, dhe kanë dalë në rrugë.
“Tirana sapo kaloi disa valë termeti! Pa panik, evitoni ndërtesat gjer sa të sqarohen rrethanat nga autoritetet!
Nëse jeni prekur nga tërmeti, ju lutem telefononi emergjencat 112. Kontaktoni të afërmit, sidomos të moshuarit për t’i ndihmuar! “, shkruan ai në Twitter.