Qëllohet me breshëri plumbash drejt një automjeti në qytetin e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 09:30, ku një automjet është qëlluar me armë nga një tjetër makinë që po lëvizte nga Lezha në drejtim të Tiranës.
Në automjet ndodheshin dy persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet endi i ditur, ndërsa nuk ka pasur të lënduar nga plumbat.
Policia e Lezhës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për rastin.