Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur fajtor kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha lidhur me padinë që Balla kishte bërë ndaj tij për shpifje.
Mësohet se kryedemokrati do të paguajë 50 mijë lekë të reja, ndërsa deputeti i PS-së Taulant Balla tha se do të bëjë një tjetër padi ndaj Bashës.
Teksa foli para mediave, kreu i grupit parlamentar të PS-së e cilësoi këtë vendim një vendim historik për të cilin duhet të reflektojnë të gjithë politikanët.
Fjala e Ballës:
Fondi të shkojë për ndërtimin e një kopshti të mirëfilltë. Le të jetë ogur i mirë për sa i përket krimit shtetëror që ai dhe Berisha kanë bërë 7 vite më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Para se të jemi politikanë, jemi qytetarë dhe duhet të trajtohemi njësoj nga gjykata. Vendimi i gjykatës sot është një vendim historik për të cilin ne politikanët duhet të reflektojmë, i pari që duhet të reflektojë është Lulzim Basha. Do i kërkoja që të heqin dorë nga kjo politikë bajate e bazuar në shpifje./ TIRANA TODAY