E frikshme/ ‘Zgjedhjet në SHBA u vodhën, çfarë zbuluan shërbimet sekrete’

Presidenti në detyrë i SHBA-së, Donald Trump, i mëshon fort faktit dhe madje është i palëkundur se fituesi i zgjedhjeve është ai vetë dhe jo kandidati demokrat (presidenti i zgjedhur) Joe Biden.

Përpjekjet ligjore të Trump për të zhbërë fitoren e projektuar të demokratit Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit, u zbehën ndërsa gjykatat refuzuan akuzat për parregullsi në votim dhe për mashtrim.

Konspirancionisti Alfred Cako, bëri një deklaratë të bujshme në rubrikën “Rrethi Katror” në “E Diell”.

Ai tha se zgjedhjet presidenciale në SHBA janë manipuluar, ndërsa fajësoi një kompani kompjuterike të quajtur “Dominion”, e cila sipas Cakos një nga aksioneret është edhe Hillary Clinton. Ndër të tjera ai tha se shërbimet sekrete të SHBA-së, e kanë zbuluar serverin e kompjuterit “Dominion” të fshehur në Gjermani.

“Nuk ka përfunduar, diçka që dua të them është që në zgjedhje manipulimin e kanë bërë nëpërmjet kompjuterëve. Janë bërë dy lloj vjedhjesh, janë fshirë votat e Trump-it, por edhe vota të Trump-it i kanë kaluar Biden.

Përveç të burgosurit dhe emrat e personave që kanë vdekur, që janë përfshirë në votime. Serveri i kompjuterit “Dominion” është kapur i fshehur në Gjermani nga shërbimet sekrete të Amerikës, këto do të zbulohen. Një ndër aksioneret e kësaj kompanie mendohet që është Hillary Clinton, edhe ajo qëndron pas kësaj vjedhje të madhe”, tha Cako.