Koronavirusi ka ngritur në këmbë Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Virusi vdekjeprurës është zgjeruar në më shumë se 80 vende të botës, ndërsa video grafika dëshmon se sa shpejtë është përhapur.
Për realizimin e videos në fjalë, janë marrë të dhënat edhe nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Qendra Evropiane për Sëmundje dhe Parandalim dhe Komisioni kinez për Shëndetësi.
Disa të dhëna të reja janë publikuar lidhur me viktimat dhe të prekurit e koronavirusit. Shifrat e Organizatës Botërore të Shëndetit dhe shkencëtarët kinezë kanë zbuluar se 1.7 përqind e grave që u prekën nga virusi do të vdesin, në krahasim me 2.8 përqind të burrave. Përhapja globale e koronavirusit që shpërtheu prej fundit të dhjetorit të kaluar në Kinë, është përhapur në gati 80 vende, e në rang global vijon të marrë jetë.