Duke iu referuar të dhënave nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë (NHC), rreth 137 persona kanë gjetur vdekjen nga Covd-19 gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kinës, 132 prej të cilëve në provincën Hubei.
Shifrat e fundit sjellin numrin e përgjithshëm të vdekjeve në territorin e Kinës në 2004, dhe numrin global të vdekjeve në 2009.
Pesë vdekje janë raportuar jashtë territorit të Kinës, në Hong Kong, Tajvan, Japoni, Filipine dhe Francë, ku të gjitha këto vende regjistruan nga një vdekje. Po kështu, mbi 75 mijë persona janë infektuar në rang global.