E martë, 25 Janar, 2022
-4.5 C
Tirana

“E fliste polonishten njësoj si shqipen”, Rama kujton të ëmën

I pranishëm në një aktivitet ku merrnin pjesë edhe polakë, kreu i qeverisë Edi Rama tha se ndihet keq që e ëma nuk është gjallë, pasi ishte shumë e lidhur me Poloninë. Si rrallë ndonjëherë, kryeministri Rama zbuloi se e ëma e tij Aneta Rama fliste polonishten si shqipen, pasi kishte jetuar e studiuar atje.

“Edhe pse dje i bëmë falenderimet me mirënjohje për fondacionin, më duhet që t’i përsëris sot aq më tepër kur bëhet fjalë për investime të tilla.

Duhet të falenderoj miqtë polakë. Më vjen keq që e ndjera nëna ime nuk është sot më. Ajo ishte shumë e lidhur shpirtërisht me Poloninë.

Kishte studiuar në Poloni, fliste polonisht njësoj si shqip, dhe sa herë ndodhte që të shikonte në televizor që unë të takoja ndonjë polak më pyeste; “hë si ishte, çfarë tha”?

Sikur kishte takuar ndonjë kushëri që s’kishte pasur kohë për t’i shkuar për vizitë në shtëpi”, tha Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertogrul”

Aktori i njohur turk, Ayberk Pekcan, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. I ndjeri ka luajtur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”. Mediat turke thonë se...

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...