E mërkurë, 26 Janar, 2022
-6.5 C
Tirana

E dini pse njerëzit po vendosin një foto blu në rrjetet sociale? Ja domethënia (foto)

Gjatë ditëve të fundit, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë vendosur një foto profili në ngjyrë blu. Kjo jo pa një qëllim, pasi ka sjellë në fokus masakrën e Sudanit.

Fotoja në fjalë bashkëngjitet me hashtagun #BlueforSudan, #BlupërSudanin, referuar gjendjes kaotike në vend, ku mijëra njerëz janë përdhunuar, vrarë dhe janë hedhur në lumin Nil. Po pse ngjyra blu? Çfarë domethënie ka?

Ngjyra blu është ngjyra e preferuar e martirëve, të cilët kanë dhënë jetën për çështje të rëndësishme në mbrojtje të vendit, dhe tashmë është kthyer në simbol të ëndrrave të tyre për një Sudan më të mirë.

Në muajin prill të këtij viti, presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir, u rrëzua pas muajsh me radhë protestash. Një situatë kaotike pllakosi pas sulmeve të dhunshme ndaj protestuesve civilë (që kërkojnë vendosjen e demokracisë) nga ana e ushtrisë, e cila ka marrë në dorë drejtimin e vendit.

Periudha e tranzicionit të kalimit nga një pushtet në tjetrin ka rezultuar tragjike për popullin. Për javë të tëra, vendit i është shkëputur interneti, nëpër rrugë ka vrasje, përdhunime dhe njerëzit po torturohen rrugëve. Ndonëse njerëzit po protestonin qetësisht dhe ishin të paarmatosur, ushtria ka vepruar dhe ushtruar forcë kundër tyre.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

FSHF regjistroi Veliajn/ Rama: I neveris përgjimet e bisedave!

Kryeministri Rama ka shuar heshtjen sa i takon një debati të fortë që ka ndodhur në orët e fundit pas publikimit të audio-përgjimit nga...

Në Turqi, qytetarët në radhë për të blerë bukë të lirë (VIDEO)

Pavarësisht motit me borë në Bursa, qytetarët krijuan radhë të gjata para kioskave të bukës BESAŞ për të blerë bukë të lirë. Qytetarët në rrethin...

Futet me thikë në dorë për të grabitur argjendarinë, pranga 35-vjeçarit

Blutë e Durrësit kanë arrestuar në flagrancë një 35-vjeçar, pasi ka tentuar të grabisë një argjendari në qytetin bregdetar. Në pranga ka rënë shtetasi...

Acari pushton vendin, nesër temperatura në -11 °C

Sot (e martë dt.25) dhe nesër (e mërkurë dt.26) ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi...

Xhef Bezos synon të ndalë plakjen e njeriut

Nga: Daniel M. Davis Xhef Bezos ka nisur një mision për të mposhtur plakjen e njeriut. Ai sapo ka angazhuar shkencëtarin Hal Barron nga “GlaxoSmithKline”për...