E hënë, 1 Mars, 2021
11 C
Tirana

E bujshme/ Ronaldo i kërkon agjentit ta rikthejë te ish skuadra e tij

Kristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi në fund të sezonit. Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “Don Balon”, kampioni portugez i ka thënë menaxherit të tij Zhorge Mendesh se dëshiron që të largohet nga Italia në fund të këtij sezoni, duke risjellë zërat e një rikthimi te Mançester Junajtid, që është gati të ripresë në “Old Trafford” sulmuesin.

Ai erdhi në “Teatrin e Ëndrrave” në moshën 18-vjeçare nga Sportingu, por mesa duket edhe në moshën 36- vjeçare, 5 herë fituesi i “Topit të Artë” mendohet se mund t’i japë një marsh më shumë skuadrës së “Djajve”.

Por, kampionët e Italisë do të tentojnë deri në fund për ta bindur CR7-ën që të qëndrojë, të paktën deri në vitin 2022, kur i skadon kontrata në Torino.

Që kur është larguar nga Mançesteri drejt Madridit, 36- vjeçari nuk e ka fshehur dëshirën e tij që një ditë të rikthehet sërish në klubin ku u bë një futbollist i madh.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova në pritje të konfirmimit nga COVAX për marrjen e vaksinave

Ministria në detyrë e Shëndetësisë në Kosovë tha se është në pritje të “konfirmimit final” nga COVAX për marrjen e dozave të para të...

Ukraina hedh në plehra vaksinat anti-covid, mjekët refuzuan t’i marrin

Ukrania ka hedhur poshtë disa doza vaksina anti-covid pasi mjekët kanë refuzuar që t’i marrin. Në lidhje me këtë ka folur edhe kreu i Partisë...

A mund ta kishin pushtuar dot britanikët Bashkimin Sovjetik?

Më 2 shtator 1945, presidenti amerikan Herri Truman, shpalli fundin e Lufës së Dytë Botërore. Me dorëzimin e Japonisë, bota mund të merrte frymë...

Takimet në Bruksel, Rama: Vlerësime shumë të mira për Shqipërinë

Kryeminstri Edi Rama e cilësoi si një ditë pozitive dhe produktive vizitën e tij në Bruksel ditën e sotme. Edhe pse në momente të vështira...

E bujshme nga Italia, PSG nis bisedimet për Elseid Hysajn

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar së fundmi në mediat italiane. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili mund të...