E bujshme/ Barcelona kërkon mbrojtësin shqiptar

Barcelona ka shumë probleme në mbrojtje gjatë kësaj periudhe për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar emra me peshë si Pique, Umtiti apo edhe Lenglet dhe për këtë arsye është në kërkim të një qendërmbrojtësi në merkaton e janarit.

Megjithatë financat e Barçës nuk janë aq të shëndosha sa më parë dhe për këtë arsye synon të lojtarë me kosto të ulët dhe Shkodran Mustafi mund të jetë një prej tyre.

El Mundo Deportivo”, shkruan se klubi katalanas e konsideron lojtarin e kombëtares gjermane si njërin prej alternativave për të zgjidhur situatën emergjente në prapavijë pas dëmtimit të rëndë të Zherard Pikesë.

Duke parë se Mustafi aktivizohet shumë pak me “Topçinjtë”, Barcelona mund të vihet në lëvizje në merkaton e dimrit për ta sjellë ish-lojtarin e Valencias në “Kamp Nou”. Duke parë koston e ulët të 28-vjeçarit (12 milionë euro), Barça nuk do ta kishte aspak të vështirë të shpenzonte për qendërmbrojtësin e Arsenalit.