E martë, 19 Janar, 2021
4 C
Tirana

E braktisi para 48-vitesh, e ëma takon e penduar të birin

Mbrëmjen e sotme programi “Dua të të bëj të lumtur” u hap me një histori të jashtëzakonshme, plot dhimbje dhe emocion.

Protagonisti kryesor i kësaj historie, Kujtimi, i kishte shkruar redaksisë së programit për të mundësuar për herë të parë një takim me nënën biologjike.

Historia e Kujtimit kishte nisur para 48-vitesh kur mamaja e tij, Rajmonda kishte qenë e re dhe ishte dashuruar. Fatkeqësisht pas një periudhe Rajmonda ishte ndarë dhe kishte ngelur shtatzënë.

Tepër e re dhe e detyruar nga rrethanat edhe nga mentaliteti i njerëzve, ajo e kishte lënë Kujtimin në spitalin ku kishte lindur.

Kujtimi në studio rrëfeu se e kishte kërkuar nënën e tij biologjike për vite të tëra, por pa asnjë rezultat pozitiv. Ai i kishte shkruar programit para një viti dhe gjatë gjithë kësaj kohe gazetarët e kishin ndjekur si rast derisa kishin rënë në gjurmët e nënës biologjike. Programi “Dua të të bëj të lumtur” e kishte gjetur nënën biologjike të Kujtimit, e cila kishte pranuar ftesën për të ardhur në studio.

Gjatë bisedës që u zhvillua midis moderatores, Arbana Osmanit dhe zonjës Rajmonda u zbulua që në anën tjetër të ekranit ishte pikërisht djali i saj, Kujtimi, të cilin e kishte lindur dhe braktisur para 48-vitesh. Nëna e Kujtimit e penduar dhe e përlotur në studio rrëfeu se e kishte kërkuar djalin e saj, por pa asnjë rezultat.

“Të kam thirrur këtu për të të falënderuar që më solle në jetë. Nuk kam pasur kurrë qëllim që të të paragjykoj, thjesht doja të dija prejardhjen time e të të takoja ty!” ishte mesazhi i djalit për nënën e tij.

Në fund pas shumë momentesh prekëse dhe emocionuese nënë e bir u takuan për herë të parë pas 48 vitesh në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur”. /TopChannel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...